21 Qershor 2016, 11:25

Ky është planeti më i ri në moshë që kemi zbuluar ndonjëherë

XING

Ky është planeti më i ri në moshë që kemi zbuluar

Quhet K2-33b dhe orbiton përrreth një ylli 500 vite drite larg Tokës.

Planeti që u zbulua nga teleskopi i NASA-s, Kepler space, masa e tij është më e madhe se ajo e planetit Neptun që ndodhet në sistemin tone diellor, por orbita me yllin e tij është shumë e afërt (0.05 e distances Tokë-Diell)

5 herë më i madh se Toka dhe 2 herë sa Neptuni, planeti mendohet të jetë 5-10 milion vjeçar.Toka është 4.5 bilion vjet më e vjetër.

Është shumë e rrallë të gjenden planete në këtë faze të zhvillimit të tyre dhe mund të na mundësojë të kuptojmë shumë se si formohen dhe zhvillohen planetet.