2 Mars 2017, 10:57

"Porta drejt botës së nëndheshme" në Siberi ka nxjerrë diçka në sipërfaqe

XING

Nuk është sekret që sipërfaqja e Siberisë ka qenë në një shtresë akulli të hollë kohët e fundit. Kushtet janë duke ndryshuar aq shumë sa që vrima të mëdha janë duke u shfaqur nga askundi në tokë.  Një studim i ri ka zbuluar se një nga krateret më të mëdha në rajon, i njohur nga populli vendas Yakutian si "Porta drejt botës së nëndheshme", po rritet në mënyrë aq të shpejtë sa  po nxjerr në sipërfaqe pyje dhe elementë të tjerë 200,000 vjecarë që mund të japin të dhëna historike klimatike për periudhën kur kanë ekzistuar.

Jo vetëm që është krater tashmë më i madhi i këtij lloji, gati 1 km (0.6 milje) i gjatë dhe 86 metra (282 këmbë) i thellë, por është duke u zmadhuar gjatë gjithë kohës

Hulumtimi është udhëhequr nga Julian Murton nga Universiteti i Sussex-it, i cili thotë se sedimentet e ekspozuara mund të jetë të dobishme për të kuptuar se si klima e Siberisë ka ndryshuar në të kaluarën, dhe për të parashikuar se si do të ndryshojë në të ardhmen.

Ndërsa pjesa më e madhe e planetit ka kaluar nëpër periudha të ftohjes dhe të ngrohjes gjatë 200.000 vjetëve të fundit, historia e klimës së Siberisë është shumë e panjohur. Por, sipas Murton, hera e fundit që Siberia pa këtë lloj ndryshimi, ka qënë rreth 10.000 vjet më parë, ndërkohë që Toka pësonte një tranzicion nga Epoka e Akullnajave e fundit.

Nivelet e gazit serrë sot në atmosferën tonë janë shumë më të larta se sa ishin atëherë - ne jemi tani në 400 pjesë për milion dioksid karboni, në krahasim me 280 pjesë për milion, kur i Epoka e Akullnajave e fundit përfundoi.