Zbulohet projekti i ri i Luana Vjollcës, pas 'Shiko kush luan', ja ku do e shihni moderatoren

Xing

E Martë 13 Shkurt 2018, 15:03 / Kategoria Showbiz shqiptar

Luana Vjollca është një nga vajzat më të komentuara të showbizit shqiptar për të cilën publiku ka gjithnjë interes, qoftë për anën profesionale, qoftë për jetën private.

Luana njihet jo vetëm si moderatore ku së fundmi moderoi programin "Shiko kush luan", por edhe si këngëtare e disa hiteve të njohura.

Që kur iu përkushtua "Shiko kush luan", Luana e la pak pas dore muzikën dhe nuk ka sjellë ndonjë këngë të re, por siç duket fansat e saj nuk do presin edhe shumë gjatë.

Me mbarimin e "Shiko kush luan", Luana do i rikthehet muzikës. Me anë të një postimi në Instastory ajo njofton se gjëra të reja po vinë dhe ka postuar të gjitha këngët e saj rresht, duke treguar kështu se një këngë e re po vjen dhe do e shohim sërish në ekran.

Kujtojmë që kënga e fundit e Luanës ishte "Benzina", e publikuar në qershor të vitit të kaluar.

Këshilla për Marketingun
.