Do vijë, a s’do vijë? Ja ç’po ndodh me koncertin e Rita Orës për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Xing

E Martë 13 Shkurt 2018, 14:02 / Kategoria Showbiz shqiptar

Koncerti gjigant i 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës është një prej ngajrjeve më të përfolura të kohëve të vundit, veçanërisht për pjesëmarrjen e këngëtares shqiptare me famë botërore Rita Ora.

Por, teksa pak kohë më parë u tha se Ora kishte rënë dakrod të vinte të performonte e madje pa kërkuar asnjë pagesë, duket se ekziston gjithësesi mundësia që ajo të mos vijë.

Siç ka bërë të ditur gazeta “Blic”, shkak për këtë janë shpenzimet e shumta që nevojiten për një koncert të përmasave kaq të mëdha dhe të standartit të këngëtares. “Blic” raporton se qeveria e Kosovës ka dështuar që të sigurojë shumën prej 300 mijë eurosh që nevojiten për koncertin dhe kjo sigurisht përkthehet në mungesë të Rita Orës në koncert.

Megjithatë, siç shkruan së fundmi gazeta “Express”, burime nga qeveria kanë bërë të ditur se koncerti do të mbahet. Por gjithçka do të bëhet e qartë përgjatë kësaj jave, kur pritet që të miratohet apo jo buxheti i nevojshëm prej 300 mijë eurosh.

Këshilla për Marketingun
.