1 Mars 2017, 19:57

‘Sherri’ publik i Arminës dhe Shkëlzenit nxjerr një inat të vjetër…

XING

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha prej pak javësh janë fejuar duke çuar marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel. Dyshja herë pas herë tregojnë dashurinë e tyre nëpërmjet postimeve dhe shkëmbimeve të komenteve në rrjetet sociale. Por, postimi i fundit nga blogerja Mevlani duket se ka nxitur një zënkë të ëmbël mes tyre.

Ish-Missi shqiptar ka publikuar një foto gjatë një seti të realizuar për një revistë, ku pozon bashkë me një mace. “Me macen time Findu që e dua shumë’, shkruan Armina nën foto duke shkaktuar një koment nga i fejuari i saj i cili shkruan: ‘Macja jote?’.

Ai më pas shkruan se macja është e tij, gjithmonë në kuadrin e shakasë, ndërkohë që Armina i replikon: ‘Është e JONA’. Një mikeshë e blogeres shkruan më vonë që të gjithë zihen për macen Findu Pindu, gjë e cila na rrisjell në kujtesë përplasjen mes Arminës, Shkëlzen Berishës dhe ish-bashkëshortes së tij, Sadije.

Kjo e fundit akuzoi dyshen se ata nuk po i kthenin kafshët shtëpiake ku përvec kalit përfshiheshin edhe macet e tyre. Në fund, Sadija mori një nga tre macet, ndërsa Armina me Shkëlzenin mbajtën dy të tjerat.