Me vetëm reçipeta, Enca ju lë pa frymë në videoklipin e ri

Xing

E Martë 13 Shkurt 2018, 14:02 / Kategoria Showbiz shqiptar

Prej disa kohësh ka njoftuar se po punon për realizimin e këngës së re që do titullohet "Dua", por vetëm këto ditë projekti siç duket është drejt finalizimit të tij.

Teksa kënga është gati dhe një pjesë të shkurtër të saj, Enca e ka zbuluar më parë, së fundmi këngëtarja ka zbuluar edhe look-un me të cilin do e shohim në videoklip.

Ajo ka postuar një seri fotosh e videosh në Instastory ku shfaqet shumë seksi e veshur vetëm me reçipeta, me një xhaketë dhe një grim ekstravagant.

Kujtojmë që kënga e fundit nga Enca është "Ciao" e cila u publikua në verën e vitit që lamë pas dhe ka arritur mbi 15 milion shikime.

Këshilla për Marketingun
.