Postoi foton nga Santorini, por batutat që Bes Kallaku bën me Ermal Mamaqin i shkrijnë të gjithë

Xing

E Martë 13 Shkurt 2018, 13:01 / Kategoria Showbiz shqiptar

Siç kanë bërë të ditur së fundmi, Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj një ditë më parë kanë braktisur Shqipërinë për të udhëtuar drejt ishullit të Santorinit në Greqi, ku po shijojnë pushimet e radhës.

Por zgjedhja e tyre për të vizituar ishullin e famshëm pikërisht në këtë periudhë duket se i ka bërë përshtypje Ermal Mamaqit, i cili në një foto të re të postuar nga Besi, ka komentuar: “Vetëm ti mund të shkosh në Santorini në shkurt!”

Dhe Besi nuk ia ka kursyer një tjetër batutë.

“ Tani është sezoni i ndërtimit, kur të vija për të punuar!”-ka shkruar me humor aktori i njohur.

Këshilla për Marketingun
.