1 Mars 2017, 15:38

RINGJALLET ERTUGRUL, çfarë ndodhi mbrëmë

XING

RINGJALLET ERTUGRUL, çfarë ndodhi mbrëmë

Pas ‘tronditjes’ që pësuan shqiptarët pasi personazhi i tyre i preferuar në serialin ‘Ertugrul’ humbi jetën, ngjarjet morën një kthesë drastike mbrëmjen e djeshme.  Për ju që nuk patët mundësi ta shihnit, ndërsa Dyndari qëndronte mbi kokën e Trugutit, të akuzuar si njeriu që helmoi Ertugrulin, ndërhyn Artuk Beu, i cili i fton të gjithë ushtarët që të ndërpresin ekzekutimin dhe të shikojnë në drejtim të fushës nga ku po vinte një njeri me kalë. Në sfond shfaqet Ertugrul, ndërkohë që Bamsi, Dogan, Samsa, Turgut dhe të tjerët nuk po ju besojnë syve që beu i tyre është gjallë. Ertugul përqafon edhe Turgutin, të cilin ai nuk e konsideron aspak si njeriu që e helmoi, por thjeshtë si një njeri që nuk kishte dijeni për letrën e helmuar. Edhe Dyndar i kërkon falje Turgutit për sjelljen e tij.

Dhe tani është momenti që të ndodhi kthesa e madhe. Ndërsa deri tani e keni parë Ertugrulin si mbrojtës së trojeve të fisit të tij, tashmë do ta shikoni si një pushtues…. Shënjestra e parë është hani i Simonit. Bashkë me ushtarët e tij mësyn në han, duke kapur krejtësisht në befasi pronarin, që ka thirrur kryqtarët për ta mbrojtur, shkruan.

Ertugrul më në fund pushton hanin, por Simon arrin të arratiset bashkë me atë, që shtirej si tregtari Hasan. Ndërkohë nënë Hajmja vazhdon ta dijë ende Ertugrulin të vdekur, por tani ka ardhur momenti që ta mësojë që i biri jo vetëm që është gjallë, por edhe se në krye të ushtarëve të Kajive ka pushtuar hanin e Simonit. Ky lajm ka kapur në befasi edhe Xhandar beun dhe familjen e tij, Aljarin, por mbi të gjitha Urrallë beun, i cili mbeten i habitur nga ky lajmi i hidhur për të. /Syri.net