1 Mars 2017, 14:55

Ana tjetër e Jozefina Topallit: “Njeriu për të cilin dridhem”

XING

Jozefina Topalli është një ndër të paktat figura femra të politikës shqiptare me kaq shumë vite karrierë. Ajo njihet ndryshe si ‘Zonja e hekurt’ e Shqipërisë pas figurës së saj serioze teksa drejtonte Parlamentin e vendit për shumë kohë me rradhë. Por, përtej kësaj, ajo ka edhe një anë të ‘brishtë’ që e ka treguar në intervistën e saj në emsionin ‘Vila 24’.

Topalli ka rrëfyer se kur vjen puna tek familja, ajo është personi që i zbaton vendimet dhe jo t’i marrë ato. Ajo foli edhe për fëmijët e saj, djalin dhe vajzën.

“Megi është ajo që më bëri nënë për herë të parë. Emocionet dhe netët pa gjumë janë të paharrueshme, por aty ku ‘dridhem’ është djali.”, u shpreh Topalli.

Genari është djali i vogël i familjes.

Megi

Jozefina Topalli dhe i biri Genar.