1 Mars 2017, 13:53

Kjo është fotoja që tradhtoi Getoar Selimin dhe Marina Vjollcën

XING

U përfolën për ndarje, por Marina Vjollca dhe Getoar Selimi na treguan se në të vërtetë janë ende bashkë. Çifti publikoi pak kohë më parë fotot e pushimeve të tyre dimërore, të cilat nuk linin më dyshime.

Por, së fundi ata kanë sjellë foto të reja, të cilat i kanë “tradhtuar”. Teksa të gjithë mendonim se Getoari ishte në Romë, ndërsa Marina në Tiranë, reperi dhe prezantuesja kanë sjellë nga një foto në rrjetet sociale, që tregojnë se në të vërtetë ata janë së bashku në Austri.

Marina dhe Geti po kalojnë disa ditë pushimesh, më saktësisht në Innsbruck.