E dhimbshme: I vdiqën binjakët, burri e rrihte me rripin e pantallonave

Xing

E Diel 4 Shkurt 2018, 17:05 / Kategoria Lajmet e fundit

E ftuar sot në "Ka një mesazh për ty" ishte Hajrie, një nënë e vuajtur dhe që për disa vite burri kishte ushtruar dhunë mbi të. Hajria kishte ftuar në studio djalin e saj të vogël për t'i dhënë një mesazh, por fillimisht ajo tregoi historinë e dhimbshme të jetës së saj.

"Pasi u martova 'mollë sherri' në familje u bë një orë që gjoja i humbi kunatës. E kishin fshehur për të më hapur mua probleme sepse kunata nuk donte që burri im të martohej me mua. Bashkëshorti im për këtë shkak filloi të ushtronte dhunë mbi mua. Madje përdorte edhe rripin e pantallonave për të më rrahur. 

Dhuna në familje vazhdoi për 25 vjet. Pas ca kohësh lindën binjakët. Nuk zgjati shumë dhe i pari vdiq. Pas 2-3 muajsh u sëmur dhe vdiq edhe tjetri. Mendova se kjo periudhë do kalonte dhe burri nuk do më dhunonte më kështu që linda fëmijë të tjerë por dhuna vazhdonte përsëri", tregoi Hajria.

Ajo kishte thirrur sot djalin e saj Ismailin dhe i kërkoi atij të vazhdonte shkollën dhe të linte cigaren. "Ti e di çfarë sakrificash kam bërë për ju. Prandaj do më japësh fjalën që cigaren nuk do e pish më dhe do vazhdosh shkollën", i tha Hajria - Ismailit dhe ai i dha fjalën. Nënë e bir u përqafuan.

Këshilla për Marketingun
.