28 Shkurt 2017, 23:36

Ledion Liço zyrtarisht dhëndërr, ja unaza!

XING

E keni ditur që familja Hoxha ka një aksesor, simbol? Me gjasa të paktë e kanë vënë re, por thuajse të gjithë anëtarët e familjes kanë nga një komplet unaze dhe byzylyku specifik.

Tashmë, të njëjtin aksesor “emblemë” e ka marrë edhe Ledioni, dhëndëri i parë i pronares së Top Channel, Vjollca Hoxha. Prezantuesi i njohur ka ekspozuar aksesorët e tij të rinj në rrjetet sociale, që me sa duket i ka marrë së fundi dhuratë.

Ledioni, i cili ka qenë gjithmonë i dhënë pas modës, ka tashmë aksesorët që me siguri mbajnë firmën e kompanisë Cartier, një firmë kjo shumë e dashur edhe për Lorin dhe Sarën.

Me siguri e keni vënë re se Lori Hoxha ndërron shpesh aksesorët e saj por një byzylyk dhe unazë Cartier ajo nuk e ndërron asnjëherë.

Por edhe dhurata që kjo e fundit i bëri motrës teksa ishte shtatzënë ishin po aksesorë Cartier. Vajzat e familjes e “infektuan” edhe Ledionin për të pëlqyer aksesorët e kësaj kompanie shumë të njohur në fushën e bizhuterive.