28 Shkurt 2017, 21:42

Noizy publikon momentet në familje, ja si është reperi jashtë skenës

XING

Është natyrisht një reper i suksesshëm dhe idhull për shumë të rinj. Por, pavarësisht atij imazhit të djalit të “keq” që ka krijuar, jashtë kamerave Noizy është një djalë i ndjeshëm. Reperi ka treguar shpesh se ka një marrëdhënie të veçantë me familjen dhe është shumë i lidhur me ta. Madje, babai i Noizyt ka qenë shpesh edhe në rolin e menaxherit të tij.

Por, Noizy ka treguar se raport më të afërt ka me një person special. Bëhet fjalë për mbesën e tij, me të cilën Noizy ka publikuar disa herë foto. Këtë herë, ai na tregon një moment mjaft të këndshëm me mbesën, në shtëpinë e tyre.