22 Janar 2018, 09:38

Ulërimat rrënqethëse: Ariela shoqërohej nga motra dhe kushërira në momentin e vrasjes

XING

Ulërimat rrënqethëse: Ariela shoqërohej nga motra dhe

Detaje të reja janë mësuar së fundmi në lidhje me vrasjen e tronditëse të 21-vjeçares Ariela Murati, ngjarje që ka shokuar opionionin publik.

Ulërimat rrënqethëse: Ariela shoqërohej nga motra dhe

“Panorama” ka bërë të ditur se në momentin që u ekzekutua me plumb në kokë nga i dyshuari Aldison Belulaj i cili ishte i dashuruar me Arielën, viktima nuk ka qenë e vetme. Ajo shoqërohej nga motra dhe kushërira e saj, pasi të treja vajzat së bashku po shkonin drejt shtëpisë së motrës së Arielës.

Ulërimat rrënqethëse: Ariela shoqërohej nga motra dhe

Mësohet se 23-vjeçari u ka prerë atyre rrugën dhe ka pasur një zënkë jo më të gjatë se 2 minuta me Arielën, ndërkohë që motra dhe kushërira e saj ishin larguar pak më tej për t’i lënë të rinjtë të sqaroheshin.

Ulërimat rrënqethëse: Ariela shoqërohej nga motra dhe

Por asnjëra prej tyre nuk e kishte menduar tragjedinë që do të ndodhte në ato pak minuta, pasi Belulaj, mesa duket i përballur për të disatën herë me refuzimin e 21-vjeçares, ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar atë me plumb në kokë, e më pas ka qëlluar edhe veten. Në vendngjarje janë dëgjuar ulërimat rrënqethëse të motrës dhe kushërirës së viktimës, të cilat kanë qenë dëshmitare të krimit makabër.

Ulërimat rrënqethëse: Ariela shoqërohej nga motra dhe

Ariela Murati ishte studente e ekselencës në Fakultetin Juridik në Tiranë, ku studionte me bursë të plotë.

Ulërimat rrënqethëse: Ariela shoqërohej nga motra dhe

Prej disa vitesh, ajo përndiqej nga 23-vjeçari Aldison Belulaj i cili ishte dashuruar me të, e madje kishte shkuar edhe për të kërkuar dorën e saj pranë familjes së viktimës.

Ulërimat rrënqethëse: Ariela shoqërohej nga motra dhe

Belulaj, i cili së fundmi ishte punësuar si infermier, pas krimit tentoi të kryente vetëvrasje duke qëlluar veten me plumb në gojë, por vijon të ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Ulërimat rrënqethëse: Ariela shoqërohej nga motra dhe