27 Shkurt 2017, 16:37

HORROR, ja si bëhen çantat Louis Vuitton dhe Hermes

XING

HORROR, ja si bëhen çantat Louis Vuitton dhe Hermes

Hetuesit e organizatës ‘PETA’ udhëtuan deri në Afrikën e Jugut për të marrë pamjet e papublikuara më parë nga kompanitë më të mëdha të therjes së strucave në botë. Ata filmuan punëtorët teksa thernin në mënyrë barbare shpendët  ndërkohë që njëri prej tyre bënte humor duke thënë:“Do ta thërras tani oficerin e të drejtave të kafshëve’.

Këto thertore furnizojnë me lëkura struci, shtëpi të modës së lartë evropiane si Prada,  Louis Vuitton, Hermes etj. Pendët e tyre, të përdorura për kostumet e karnavaleve në Brazil shpesh merren nga këto shpendë ndërkohë që ato janë ende të ndërgjegjshme.