Jo vetëm 'Xhemre', një tjetër aktore që ju e njihni do të jetë pjesë e serialit 'Rrahje zemre'

Xing

E Premte 12 Janar 2018, 22:10 / Kategoria Showbiz shqiptar

Ka nisur prej pak ditësh seriali më i ri në TV Klan "Rrahje zemre", një serial që në seritë e para ka bërë për vete publikun. Personazhi kryesor është i njohur nga shqiptarët pasi Oyku Karayel ka luajtur rol kryesor me emrin "Xhemre" në serialin shumë të ndjekur "Kuzey Guney".

Por Oyku Karayel nuk do të jetë e vetmja aktore që ju njihni, pasi në serialin "Rrahje zemre" do të luajë edhe një aktore tjetër shumë e njohur. Bëhet fjalë për Merve Çagiran e cila luante rolin e "Ipek" në serialin "Dashuria nuk njeh fjalë".

Aktorja në këtë serial do të ketë po të njëjtin emër, "Ipek" dhe do të luajë rolin e një doktoreshe, shkruan Xing.al.

Kujtojmë që pjesë e këtij seriali në rol kryesor krah Oyku Karayel luan edhe aktori Gokhan Alkan, një nga aktorët më të mirë turq./Xing.al

Këshilla për Marketingun
.