Kida prish miqësinë me Getinjon pasi ai u largua nga 'On records'? Kjo foto i tregon të gjitha

Xing

E Premte 12 Janar 2018, 20:08 / Kategoria Showbiz shqiptar

Largimi i dy vëllezërve reperë, Mozzik dhe Getinjo nga labeli "On Records", ka qenë një nga lajmet më të komentuara të ditëve të fundit, kjo pasi dy reperët patën edhe konflikte me menaxherin e këtij labeli i cili është shprehur se Mozzik dhe Getinjo do përballen me ligjin.

Po me pjesëtaren e grupit dhe mikeshën e tyre Kidën si e kanë marrëdhënien tani reperët pas largimit nga labeli? 

U përfol se me largimin e tyre, ata i kanë prishur marrëdhëniet, por kjo mesa duket nuk është aspak e vërtet dhe këtë e ka vërtuar foto e fundit e postuar nga Kida.

Këngëtarja shfaqet me prindërit e saj ndërsa Getinjo e ka pëlqyer foton dhe ka komentuar duke treguar kështu se vazhdon ta ruajë shoqërinë me Kidën.

Kujtojmë që Kida dhe Getinjo kanë bashkëpunuar për këngën "Ku je" e cila vitin e kaluar u kthye në hit veror.

Këshilla për Marketingun
.