Luana i shpall sfidë Noizy-t, si do reagojë reperi pas kësaj?

Xing

E Diel 7 Janar 2018, 23:11 / Kategoria Showbiz shqiptar

Përveç faktit që të dy janë këngëtarë, asgjë tjetër nuk i lidhte Luanën me Noizy-n deri sot, por "Instagrami" sapo i futi në një sfidë. Luana sot ka arritur në profilin e saj në "Instagram" 1 milion ndjekës, aq sa Noizy i cili mban vendin e dytë si personi më i ndjekur.

Tani Luana dhe Noizy, të dy me nga 1 milion janë "kokë më kokë" se kush do e zërë vendin e dytë ndërkohë që vendin e parë e mban prej shumë kohësh Enca me 1.6 milion.

Luana sot është shprehur shumë e lumtur që ka arritur 1 milion ndjekës duke falenderuar fansat në Instastory e duke postuar një foto ku shkruan "1 milion".

Këshilla për Marketingun
.