27 Shkurt 2017, 10:52

Çfarë bën Bleona me Jessica Alba-n?

XING

Këngëtarja Bleona Qereti pas marrjes pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar ka qënë e ftuar edhe në festën e organizuar më pas nga Vanity Fair. Mes shumë të ftuarve të tjerë, të gjithë të njohur e të suksesshëm, Bleona ka takuar aktoren e njohur Jessica Alba e njohur për rolet në filmat si: ‘Into the blue’, ‘Good luck Chuck’, ‘The sleeping dictionary’, e shumë të tjerë.

Aktorja gjithashtu ka themeluar dhe drejton një kompani me vlerë 1 miliardë dollarë.

Bleona ka postuar foton në llogarinë e saj në Instagram ku të dyja duken mjaft të afërta me njëra-tjetrën.