26 Shkurt 2017, 21:17

Plas sherri, Soni Malaj, gazetares: O injorante e mjerë me shpirtin e zi

XING

Soni Malaj është ndër të paktat artiste shqiptare që është treguar e sinqertë me publikun për jetën e saj private. Pas njohjes dhe romancës në “Dancing ëith the stars” me Mirkon, Soni u martua në një ceremoni publike me të, ndërsa zbuloi edhe planet për jetën në Spanjë. Këngëtarja foli edhe për divorcin me balerinin italian dhe marrëdhënien që ka me të pas ndarjes. Vitin që shkoi, Soni na prezantoi në një event publik të dashurin e ri Klevin, me të cilin siç është shprehur, është mjaft e dashuruar. Por, fotot e fundit dhe një artikull për të e kanë irrituar aq shumë këngëtaren e njohur, saqë ka shpërthyer në një status në rrjetet sociale ndaj gazetares.

“O injorante me kaçurrelat e zeza dhe shpirtin e zi, që ke sa vjet që me injorancën tënde dhe ligësinë që ke brenda, po vazhdon të bësh artikuj dashakeqës kundër meje, në dëshpërim për të bërë ndonjë para, me pseudoskupet e tua dhe me foto aspak koherente. Unë, ashtu si të gjithë artistët e “Këngës Magjike, kemi festuar çmimet e merituara. Mos ja servirni pas shumë muajve publikut, për të shitur kopjet e tua dhe për të më vënë lloj-lloj epitetesh, moj e mjerë. Të fala o "mami single"!”, shkruan Soni.