26 Shkurt 2017, 19:56

Aktori i ‘Ezel’ ngre stadiumin në këmbë me propozimin për martesë

XING

Me siguri të gjithë e mbani mend Tefon nga seriali “Ezel” dhe Damirin te “Fate të kryqëzuara”. Sarp Akkaya, i cili ka bërë për vete edhe shumë shqiptarë që kanë ndjekur serialet e tij vitet e fundit, i ka mahnitur të gjithë me propozimin që i ka bërë së dashurës. Prej kohësh, ai jeton një dashuri të lumtur me Sinem Yalçinkaya, vokaliste në një shoë të përjavshëm në Turqi. “Haber Turk” thotë se Yalçinkaya u mahnit, por edhe u lumtura pa masë nga propozimi surprise i Tefos, i cili ngriti në këmbë të gjithë stadiumin.

Sarp Akkaya kishte zgjedhur pushimin e ndeshjes së basketbollit të Fenerbahces në Ulker Sport Arena për të bërë propozimin.

“Sinem, a do të martohesh me mua?” shkruhej në ekranin ku shfaqej rezultati i ndeshjes dhe përgjigjja ishte një “Po” e madhe: “Shkova për herë të parë për të parë një ndeshje basketbolli të Fenerbahçes. Po! Sa mirë që shkova, sepse ne fituam…” shkroi Yalçınkaya pasi pranoi propozimin për martesë./Class