26 Shkurt 2017, 19:30

Ndërron jetë aktori i filmit ‘Titaniku’

XING

Ditën e sotme ka ndërruar jetë një nga aktorët më të njohur të Hollywood-it, një nga filmat më të famshëm të të cilit është edhe ai ‘Titanik’.

“Aktori Bill Paxton, karriera e gjerë e të cilit përfshihen edhe filmat si "Twister", "Aliens" etj ka ndërruar jetë për shkak të komplikimeve nga operacion”, tha në një deklaratë një përfaqësues i familjes. 61-vjeçari filloi karrierën e tij në Hollywood duke punuar në filma në departamentin e artit dhe vazhdoi të ketë një karrierë të shquar që përfshin katër dekada, si një aktor i suksesshëm dhe regjisor.

Komente të shumta ngushëllimi nga fansat e aktorit kanë vërshuar drejt familjes.