26 Shkurt 2017, 17:08

6 mistere që do t'ju lënë pa gjumë sonte!

XING

Ekzistojnë disa objekte apo zbulime në rruzullin tokësor të cilat arkeologët dhe shkencëtarët nuk kanë arritur akoma në një shpjegim për mënyrën se si ato mund të jenë krijuar.

Obelisku i papërfunduar Egjipt:

Ky obelisk filloi të gdhendej direkt në shkëmb, por filloi të krisej. U braktis në atë gjëndje, i papërfunduar dhe madhësia e tij është thjesht marramendëse.

Qyteti nënujor Yonaguni, Japoni:

Ky kompleks i lashtë u zbulua rastësisht nga instruktori i zhytjeje Kihachiro Aratake. Qyteti nënujor ka ‘vënë në lojë’ të gjitha teoritë shkencore. Shkëmbi nga i cili është gdhendur ishte zhytur nën ujë rreth 10.000 vjet më parë - shumë kohë para se edhe piramidat egjiptiane të ishin ngritur. Disa arkeologë besojnë se gjatë kësaj epoke primitive, njerëzit ende jetonin në shpella dhe duke jetuar me rrënjë të ngrënshme dhe jo me gjueti; ata me siguri nuk mund të ngrinin qytete guri.

Mohenjo-Daro Pakistan:

Sekreti i rënies së këtij qytetit ka hutuar ekspertët për dekada të tëra. Në vitin 1922, arkeologu indian R. D. Banerji zbuloi rrënojat e lashta në një nga ishujt në lumin Indus. Pyetjet që u nngritën ishin: Si u shkatërrua ky qytet kaq i madh? Çfarë ndodhi me banorët e tij? Gërmimet e shumta nuk kanë dhënë asnjë përgjigje.

Tunelet e epokës së gurit:

Zbulimi i një rrjeti të gjerë të tuneleve nëntokësore, e cila shtrihet në të gjithë Evropën nga Skocia në Turqi, tregon se komunitetet e epokës së gurit nuk ishin thjesht gjuetar. Por qëllimet e vërteta të tuneleve mbeten ende një mister. Disa studiues besojnë se ato janë përdorur si mbrojtje kundër grabitqarët, ndërsa të tjerë besojnë se ata  kanë siguruar një mënyrë për të udhëtuar të sigurtë, të mbrojtur nga kushte ekstreme të motit dhe rrethana të tjera.

Sferat gjigante prej guri të Kosta Rikës:

Këto formacione misterioze guri janë intriguese jo vetëm për formën e tyre të përkryer sferike, por edhe për shkak të origjinës së tyre të panjohur dhe përdorimit të tyre. Ato u zbuluan në vitin 1930 nga punëtorët e pastrimit të xhunglës për një plantacion bananeje. Legjendat lokale kanë sugjeruar se sferat misterioze përmbanin ar të fshehur, por rezultuan që të ishin bosh.

Shpellat Longyou, Kinë:

Këto shpella janë gdhendur nga gurët ranor nga dora e njeriut. Një punë e tillë e vështirë do të kishte kërkuar pjesëmarrjen e mijëra njerëzve. Megjithatë, kudo në të dhënat historike këto shpella nuk përmenden, ose metodat e përdorura për ndërtimin e tyre.