25 Shkurt 2017, 22:20

Historia e dhimbshme e Turit: U futa në televizion pas dramës familjare

XING

Historia e dhimbshme e Turit: U futa në televizion pas dramës

U bënë vite që Turi është pjesë e televizionit, por asnjëherë ai nuk ka folur për fillimet e tij në këtë fushë. Artisti, ka treguar se është bërë pjesë e “Vizion Plus” në moshën 19-vjeçare dhe asokohe regjisoria Suela Bako i kërkoi që të drejtonte emisionin “Kub”, që ishte i ngjashëm me “Next”-in e sotëm. Megjithatë, në atë periudhë Turit i ndodhi një dramë familjare, e cila e detyroi të merrte përgjegjësitë e një kryefamiljari. “Babai im u nda nga jeta dhe gjithçka ndryshoi. Unë isha shumë i shqetësuar për të ardhmen tonë. Elio ishte i vogël, mamaja vetëm, kështu që duhet të bëja diçka për të ndihmuar familjen financiarisht”, shpjegon Turi në intervistën në “Xing me Ermalin”. Më tej, ai tregon se,  “Genc Dulaku më thërret në zyrë dhe më thotë: unë e kam parë që ti ke talent, vetëm puno fort e mos fluturo, por ti në Vizio Plus nuk do kesh ndonjëherë mangësi për të ardhmen tënde financiare”. Turi shpjegon se për të ky televizion ka qenë kishe e xhami, ku është falur sa herë që ka pasur nevojë, ndaj edhe ka punuar me mish e me shpirt për atë vend që e konsideron familjen e tij.