25 Shkurt 2017, 16:24

Zbulohet kush do ta zëvendësojë Arjan Konomin në “Big Brother Albania”

XING

Tashmë Arjan Konomi nuk do të jetë më pjesë e stafit të “Big Brother Albania”, ashtu siç ishte njoftuar më parë. Ish-analisti i këtij spektakli do të vinte në rolin e kryeredaktorit, por për arsye të paqarta Konomi e ka braktisur këtë format.

Por kush do ta zëvendësojë ish-opinionistin? Sipas "IMA", “Big Brother” ka zgjedhur një personazh që tashmë është pjesë e tij. Bëhet fjalë për Petrina Gorica. Ajo është bërë pjesë së fundi e gjigandit televiziv në skuadrën e Alessia Grieco Vessiçhio, duke punuar në fillim si gazetare e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”.

Petrina është parë shpesh në audicione si shoqëruese dhe përkthyese e Alessias, e cila me sa duket duke parë aftësitë e saj, ka vendosur t’i besojë pozicionin e kryeredaktores.