24 Shkurt 2017, 20:44

Ja si dukej Blendi Fevziu me flokë...

XING

E keni imagjinuar ndonjëherë se si mund të dukej Blendi Fevziu me flokë? Me gjasa e keni pasur të vështirë, duke qenë se gazetarin e famshëm nuk e kemi parë kurrë me flokë. Por, siç ka thënë aktori Sejfulla Myftari (Cekja) në një skeç, edhe moderatori i “Opinion” nuk ka lindur pa flokë. Disa vite më parë Blendi mbante flokë “të gjata”, ose më mirë të themi të dukshme me sy të lirë. Gjithsesi nuk bëhet fjalë për ndonjë vit shumë të largët nga sot. Në foton e fundit të postuar në Instagram, Blendi ka kujtuar atë moment, të regjistruar 16 vjet më parë. “Buenos Aires, Argjentine. 2001. Nëpër vite në udhëtim”, ka shkruar gazetari përkrah fotos.

 

 

 

Foto më të hershme të Blendit.