24 Shkurt 2017, 19:48

Komenti ‘i dyshimtë’ i Anaidit të Big Brother për Roza Latin…

XING

Të gjithë e mbajmë mend Anaid Kalotin, fituesin e Big Brother Albania 6. Ai u bë i famshëm jo vetëm për fitoren e çmimit të madh, por edhe për faktin e kryerjes së marrëdhënieve seksuale brënda shtëpisë së famshme me konkurenten tjetër Joana.

Tashmë, vite pas Big Brother, ai vazhdon jetën larg televizionit ku edhe është përfshirë në një lëvizje politike. Por, ajo që na ka tërhequr vëmëndjen, është një koment ‘i dyshimtë’ që ai ka bërë nën foton e moderatores Roza Lati ku ajo shfaqet me mamanë e saj, aktoren Rita Lati.

“Një hënë dhe një yll ...Një dashuri kristali përtej universit përcjell mes jush mesazhe për çdo zemër që shërohet me te vetmin medicine, ndjenjën e lartësuar mbi 7 qiejt !”, shkruan Anaidi nën foto.

 

Ndërkohë, vetëm pak javë më parë, ai ka qënë i ftuar në emisionin e moderatores, pas së cilës edhe ndau një foto nën të cilën shkruante: ‘Ajo është Roza Lati (moderatore profesioniste, bishë televizive dhe njëkohësisht mikja ime me e mire !’

Pas kësaj foto, moderatorja i replikoi: “Frekuenca ime…tani e pash foton. Të dua, dhe ti e di këtë’.

Vetëm pak muaj më parë Anaidi i dha fund lidhjes disa-vjecare me modelen Oriola Marashi.