12 Dhjetor 2017, 16:08

Sherri në kopsht/ Rrëfehet edukatorja e dhunuar: Ja përse më rrahu drejtoresha

XING

Sherri në kopsht/ Rrëfehet edukatorja e dhunuar: Ja përse më

Një ngjarje tronditëse ka shqetësuar opinionin publik ditën e sotme në qytetin e Korçës, ku Laureta Asllani, drejtoreshë e një kopshti të qytetit, ka dhunuar një prej edukatoreve.

Sherri në kopsht/ Rrëfehet edukatorja e dhunuar: Ja përse më
Laureta Asllani, drejtoresha e kopshtit

Edukatorja Zana Brahimllari ka denoncuar në polici drejtoreshën, duke dëshmuar se është dhunuar në ambientet e klasës, në sy të fëmijëve të mitur. Arsyeja pas dhunës, sipas saj është bërë një ankesë nga një prind.

Sherri në kopsht/ Rrëfehet edukatorja e dhunuar: Ja përse më
Policia Korçë

“Jam dhunuar nga drejtoresha e kopshtit pasi ajo pretendon se një prej prindërve është ankuar për sjelljen time. Ka ardhur duke më bërtitur dhe ndërsa unë e kam mohuar, më ka dhunuar.”-mësohet të ketë dëshmuar Brahimllari në polici.

Sherri në kopsht/ Rrëfehet edukatorja e dhunuar: Ja përse më
Policia Korçë

Si pasojë e dhunës, edukatorja është paraqitur fillimisht në spital për të marrë mjekim, e më pas i është drejtuar komisariatit për të bërë një kallëzim për Asllanin. Vijon hetimi për zbardhjen e ngjarjes. Burimi: Blakanweb

Sherri në kopsht/ Rrëfehet edukatorja e dhunuar: Ja përse më
Spitali Korçë
Sherri në kopsht/ Rrëfehet edukatorja e dhunuar: Ja përse më
Foto ilustruese