Një shami për Skerdin: Aurela Gaçe i bën urimin më emocionues bashkëshortit

Xing

E Mërkurë 13 Dhjetor 2017, 16:04 / Kategoria Showbiz shqiptar

Duke qenë një ndër artistet më ekspresive të skenës shqiptare, Aurela Gaçe nuk ka hezituar kurrë të tregojë haptazi ndjenjat e saj veçanërisht për bashkëshortin Skerdi, i cili sot mesa duket feston ditëlindjen.

Aurela dhe Skerdi

Vite më parë, Aurela i ka kushtuar atij këngën “Shpirt i shpirtit tim”, vargjet e së cilës i ka risjellë në vëmendje së fundmi, me një urim që i ka bërë në Instagram.

Aurela dhe Skerdi

“Të kam gjetur ty, Ti s’e di sa shumë kërkova. Unë me ty, s'do të thoja kurrë ‘u lodha’. Ti tani, ti je rrahje e zemrës sime. Bashkë me ty, le të thinjet jeta ime... Edhe 100 vite me ne e për ne shpirt i shpirtit tim!”-ka shkruar Aurela në përshkrimin e fotos së adhurueshme ku ajo shihet përkrah Skerdit, i cili me siguri do të jetë emocionuar pafund nga urimi.

Postimi i Aurelës
Aurela dhe Skerdi
Aurela dhe Skerdi
Aurela dhe Skerdi
Këshilla për Marketingun